Mungon gjysma e ekipit, Partizani “arnon” mesfushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 10:21

Mungon gjysma e ekipit, Partizani “arnon” mesfushën

Në momentin kur po mendohej që stafi teknik kishte gjetur ekuilibrin me formacionin, Partizani është i detyruar që të ndryshojë për ndeshjen e së hënës me Kukësin. Përveç trajnerit Sulejman Starova, që është i dënuar që nga 26 janari, për duelin me kampionët Partizanit i mungon gjysma e formacionit bazë.

partizani

Progni është i pezulluar nga kartonët, Telushi dhe Kalari janë të dëmtuar, si dhe 2 ditë para ndeshjes, Disiplina u ka dënuar edhe dy titullarë të tjerë, kapitenin Batha dhe golashënuesin më të mirë të ekipit, Lorenc Trashi. Reparti më i prekur është mesfusha, pasi mungesa e titullarëve ka krijuar emergjencë në këtë sektor.

Në këto kushte, stafi është i detyruar që të “arnojë” mesfushën, ku u jepet mundësia disa lojtarëve që të tregojnë veten dhe të shfrytëzojnë rastin. Porta do t’i besohet sërish Alban Hoxhës, i cili dje ka munguar në stërvitje.

Partizani

Mbrojtja parashikohet të përbëhet nga Ibrahimi e Kotobelli në krahë dhe Gojkoviç e Atanda në qendër. Treshja e mesfushës do të jetë risi, pasi pritet të përbëhet nga Kulum dhe dy të rinjtë, Esat Mala dhe Alban Sulejmani.

Sa i përket sulmit, Abdurrahimi pritet të jetë pika referuese në majë dhe nga krahët do të shërbehet nga Asani dhe Bardhi. Gjithsesi, ky mbetet thjesht një formacion i mundshëm, ndonëse alternativat janë reduktuar ndjeshëm për stafin teknik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"