Mungon entuziazmi i kthimit në Kombëtare, Ikardi: Nuk ndihem i rëndësishëm, tek Interi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 17:05

Mungon entuziazmi i kthimit në Kombëtare, Ikardi: Nuk ndihem i rëndësishëm, tek Interi…

Mauro Ikardi është rikthyer në skuadrën e Kombëtares së Argjentinës për ndeshjet miqësore që do të zhvillojnë në Amerikën e Jugut. Kështu sulmuesi i Interit ka dhënë një intervistë për “TyCSports” teksa deklaron se nuk është edhe aq i entuziazmuar me ardhjen në Kombëtare.

argent3

“Unë nuk ndjehem i rëndësishëm, sepse e vërteta është se ende nuk kam treguar asgjë për të marrë atë respekt. Duhet të jetë e rëndësishme për të shënuar gola, të fitoj respektin e grupit dhe kjo është ajo, pse jam sot këtu. Unë duhet të bie në dashuri me publikun me gola, jo me fjalë. Jam me fat që tek Interi kam shënuar gola, por këtë gjë e dua edhe në kombëtare.” është shprehur Icardi

“Kur marr kritika negative, nuk iu kushtoj shumë vëmendje. Unë kam një personalitet të tillë për të marrë kritika. Pastaj, duke e ditur se si sillet gazetaria argjentinase me kombëtaren e futbollit, kur bën shumë kritika për asgjë, nuk shqetësohem dhe aq. Unë i dëgjoj, por ato nuk më lëndojnë” ka përfunduar Mauro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"