Mungon Duka, flet trajneri Mërgjyshi: Bëni kujdes!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2022 | 12:38

Mungon Duka, flet trajneri Mërgjyshi: Bëni kujdes!

Korabi nuk ka në plan që ta lëshojë vendin e tretë. Edhe pse gara ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe rivalët po shtohen, dibranët janë të vendosur për të qenë në lojë për ngjitjen.

MERGJYSHI

Kjo javë i çon në Cërrik dhe Artan Mërgjyshi e di që do të jetë e vështirë, ndaj paralajmëron lojtarët.

“Jemi të vetëdijshëm që na pret një përballje e vështirë. Turbina meriton vlerësim në maksimum, por ne do të luajmë lojën tonë dhe do të hyjmë në fushë për një rezultat pozitiv. E vetmja mungesë është ajo e mbrojtësit të djathtë Nikolin Duka, që u ndëshkua me karton të kuq në takimin me Bylisin. Kemi punuar fort gjatë javës në aspektin fizik dhe jam i bindur se do t’ia dalim. Vetëm kështu mbetemi në lojë për elitën”, tha tekniku për “Panorama Sport”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"