Mungon Dita, por kthehet Jashanica. Ja situata te Skënderbeu në prag të sfidës ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 23:18

Mungon Dita, por kthehet Jashanica. Ja situata te Skënderbeu në prag të sfidës ndaj Bylisit

Pas barazimit me Laçin, Skënderbeu është nisur menjëherë drejt Durrësit. Kohë për të ulur ritmin nuk ka, pasi ndeshjet janë të ngjeshura. Skuadra ka nisur menjëherë stërvitjet për javën e 30-të, të cilën do ta luajnë në transfertë me Bylisin. Nën drejtimin e Ilir Dajës ka filluar menjëherë punën në grup.

skenderbeu-bylis (1)

Për këtë takim numri një i pankinës korçare nuk do të ketë në dispozicion Bruno Ditën për këtë 90-minutësh. Mesfushori ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, e për rrjedhojë mungon.

Skenderbeu festa e golit

Por, në anën tjetër ka lajme të mira nga infermieria. Bajram Jashancia është rikuperuar dhe do të jetë gati, ndërsa pezull mbetet vetëm Artim Pollozhani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"