Mungon Dediç, Hrkaç në dyshim për Partizanin. Durrsakët me mungesa drejt kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 21:32

Mungon Dediç, Hrkaç në dyshim për Partizanin. Durrsakët me mungesa drejt kryeqytetit

E diela ishte një ditë pushim për “djemtë e detit”, ndërkohë që pasditen e sotme futbollistët do të rivihen nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani. Humbja me Kamzën ka lënë një shije të hidhur te drejtuesit, pasi lojtarët zhgënjyen totalisht duke zhvilluar një performancë të dobët ndaj një kundërshtari që meritonte respekt. Sot, Magani pritet të zhvillojë një analizë me skuadrën për gjendjen aktuale, ku pritet t’u kërkoj llogari për disfatën e të shtunës. Para ndeshjes me kamzalinjtë edhe barazimi konsiderohej rezultat negativ, ndaj tani zhgënjimi është edhe më i madh.

Teuta

Përveç të tjerave, drejtuesit dhe stafi teknik kanë mbetur të zhgënjyer edhe me gjestin antisportiv të Anel Dediç, i cili u largua me karton të kuq nga fusha. Kjo nuk është hera e parë për sulmuesin që bën gafa të tilla duke ndëshkuar skuadrën, ndoshta këtë herë mund të ketë masa administrative edhe nga klubi për sjelljen e tij. Teuta është shumë larg objektivit të shpallur në fillim të sezonit dhe tani duhet të mendojë fillimisht për të siguruar mbijetesën, më pas të mendojë për vendet e larta në klasifikim.

Kalendari sa vjen dhe vështirësohet për bregdetarët që në ndeshjen e ardhshme do të përballen me Partizanin në “Selman Stërmasi”. Të kuqtë vijnë pas një momenti të mirë dhe kundër tyre rritet edhe më shumë koeficienti i vështirësisë. Për këtë takim, stafi teknik nuk do të ketë në dispozicion Dediçin, i cili pritet të mësojë nga Komisioni i Disiplinës masën e ndëshkimit.

Gjithashtu, edhe mbrojtësi Hrkaç është në dyshim pas atij dëmtimi në ndeshjen ndaj kamzalinjve. Boshnjaku është një ndër lojtarët më të rëndë- sishëm në repartin e mbrojtjes dhe një mungesë e tij do të vështirësonte gjërat në prapavijë.

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"