Mungon akordi për rinovimin me futbollistin titullar, një tjetër çështje që kërkon zgjidhje te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 16:17

Mungon akordi për rinovimin me futbollistin titullar, një tjetër çështje që kërkon zgjidhje te Kukësi

Kontrata e Edis Maliqit është një tjetër çështje që kërkon zgjidhje në klubin e Kukësit. Mbrojtësi i djathtë, pas dy sezonesh, pjesë e verilindorëve, ka dalë tashmë futbollist i lirë, pasi kontrata e tij ka skaduar në momentin që klubi përfundoi angazhimin në Ligën e Europës.

maliqi

Për t’i paraprirë një rinovimi automatik të marrëveshjes, lojtari mësohet se ka njoftuar brenda afateve klubin dhe FSHF-në. Mirëpo, te Kukësi nuk duan që ta lënë të lirë mbrojtësin e krahut të djathtë, i cili ka qenë një titullar konstant në dy sezonet e fundit. Mësohet se palët janë ulur dje për të biseduar rreth një marrëveshjeje të re, me Kukësin që i ka ofruar Maliqit një kontratë më parametra të ndryshuar.

Kukesi

Gjithsesi, burime pranë lojtarit i treguan “Panorama Sport” se nuk është arritur një marrëveshje për rinovim, por me palët që kanë lënë gjithçka të hapur për të negociuar sërish, me shpresën se do të bien dakord. Maliqi ka marrë disa oferta kohët e fundit dhe dëshira e tij është të largohet, por insistimi i drejtori Nderim Nexhipi dhe trajnerit Skënder Gega për të mos humbur një prej titullarëve ka bërë që futbollisti të mbahet “peng” deri në momentin që palët të dorëzohen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"