Mungojnë vetëm detajet e fundit, Nojer merr vendimin për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 10:38

Mungojnë vetëm detajet e fundit, Nojer merr vendimin për të ardhmen

Manuel Nojer është shumë pranë rinovimit me Bajernin e Mynihut sipas informacioneve të “Sport 1”. Kontrata aktuale e portierit me kampionët e Gjermanisë skadon në vitin 2021, por marrëveshja e re parashikon shtyrjen e saj edhe me dy vite të tjera dhe për të njoftuar zyrtarizimin e akordit të ri kanë mbetur vetëm detajet e fundit.

Nojer

Kjo konfirmon lajmin se kapiteni do të vazhdojë të mbetet zgjedhja e parë e klubit për portën edhe për shumë vite të tjera. Në ambientin e klubit nuk ka asnjë dyshim për ndryshime në portë për të ardhmen.

SFUMOHET NYBEL 

Ky është një lajm i keq edhe për portierin e Shalkes, Aleksander Nybel, i cili ishte projektuar si pasardhësi i Nojerit në “Allianz Arena” pas tërheqjes së këtij të fundit. Menaxheri i talentit, Stefan Baks, konfirmoi për “Sky” në lidhje me një lëvizje të mundshme të klientit të tij në Mynih se për sa kohë te bavarezët do të jetë Nojeri, nuk ka kuptim një transferim i kapitenit 23-vjeçar të Shalkes. Manuel Nojer u transferua nga Shalke në Mynih në vitin 2011 për afro 30 milionë euro. Deri tani ai e ka mbrojtur portën e Bajernit 358 herë. Ka fituar 7 tituj kampion, 4 herë Kupën e Gjermanisë dhe 1 Champions.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"