Mungojnë tre titullarë, Partizani “arnon” mesfushën. Kërçiku drejt debutimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 10:46

Mungojnë tre titullarë, Partizani “arnon” mesfushën. Kërçiku drejt debutimit

Partizani e nis fazën e tretë ndaj Kukësit, ndeshje e planifikuar në transfertë, por mund të quhet si në shtëpi, pasi luhet në kryeqytet, në “Air Albania”. Vetë emri i kundërshtarit sjell në kujtesë mendime jo të mira për trajnerin Adolfo Sormani, pasi humbja 1-0 më 1 tetor 2016, që i shkaktoi Kukësi, i kushtoi italianit vendin e punës në aventurën e parë me Partizanin. Sikur të mos mjaftonte kjo histori e së shkuarës, për Sormanin vështirësitë janë më të mëdha për duelin e nesërm me verilindorët.partizani

Kampionët janë thuajse pa mesfushë në këtë takim, pasi tre titullarë janë të pezulluar. Uilliam Melo do të shlyejë ndeshjen e tretë pas pezullimit me 5 ndeshje që i dha Disiplina pas trazirave me Teutën në javën e 16-të. Bruno Telushi dhe Ron Broja me kartonët e marrë në Korçë humbën këtë takim, kështu që trajneri Sormani duhet të eksperimentojë për të mbushur “gropën” e krijuar.

Aristoteles Romero pritet të kthehet titullar, pasi nuk ka tjetër, ndërsa Lorenc Trashi të aktivizohet si në aventurën e parë të Sormanit në mesfushë dhe vendin e tij në të majtë të mbrojtjes parashikohet ta zërë Esin Hakaj. Moduli i lojës për Kukësin pritet të jetë 4-3-1-2, kështu që ka balotazh për të plotësuar të tretin në mesfushë. Ferati debitoi në Korçë dhe mund t’i besohet sërish. Alternativë është edhe Kristi Kote. Të gjitha dilemat e mbetura, që pritet të zgjidhen sot, kanë të bëjnë me krahun e djathtë, ku gjasat janë që nesër të debutojë Dorian Kërçiku.Partizani me tifozet

Ish-lojtari i Tiranës është një alternativë aktivizimi jo vetëm si mbrojtës i djathtë, por edhe si mesfushor. Mbrojtja pati shumë probleme në Korçë, por me Boldorin të pezulluar, alternativat për ndryshim janë më të pakta, por Amir Bilali ka kohë që mbetet në pritje të debutimit. Mbrojtësi nga Shkupi u provua nga Sormani në Antalia dhe tani pritet që të luajë ndeshjen e parë zyrtare me “demat”. Sa i përket sulmit, gjasat janë që edhe ndaj Kukësit të jenë të njëjtët si me Skënderbeun, por mund të ketë një ripozicionim për Çinarin.

forr

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"