Mungojnë Progni dhe Bardhi, Partizani planifikon një sulm të ri kundër kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 10:15

Mungojnë Progni dhe Bardhi, Partizani planifikon një sulm të ri kundër kampionëve

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë dhe me 15 pikë diferencë nga vendi i parë në kampionat, të kuqtë rrezikojnë shumë për të siguruar një biletë europiane.

partizani

Ndeshja e radhës, ku të hënën presin në shtëpi kampionët në fuqi të Kukësit, merr një rëndësi të veçantë për “demat”, të cilët në 17 ndeshjet e mbetura, u del për detyrë që të marrin maksimumin për t’i bërë një shpëtim minimal sezonit 2017-2018.

Në këtë takim, problemet janë të konsiderueshme pasi ndaj Laçit, të kuqtë humbën sulmin. Gerhard Progni dhe Jurgen Bardhi janë të pezulluar, pasi kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

27983469_777065282487870_8042294793694589210_o

Në këto kushte, stafit teknik i del për detyrë që të gjejë alternativa të reja për sulmin. Në parim, Lukas dhe Abdurrahimi shikohen si zëvendësuesit idealë, pasi Çani shikohet i pamundur edhe për Kukësin.

Gjithashtu, pritet të mësohet edhe gjendja e Bruno Telushit, që mungoi në Kupë ndaj Flamurtarit, si dhe mundësia që Kalari të riaftësohet për të hënën. Ekipi ka qenë pushim dje dhe nga sot do të nisë puna, si dhe strategjia që do të ndjekë stafi për sfidën e 19 shkurtit me Kukësin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"