Mungojnë Latifi dhe Marku, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në ndeshjen përballë Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2022 | 15:34

Mungojnë Latifi dhe Marku, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në ndeshjen përballë Egnatias

Vllaznia do të ketë dy mungesa të sigurta në transfertën e Rrogozhinës, që luhet të shtunën në orën 15:00 ndaj Egnatias. Liridon Latifi për shkak dëmtimi dhe Herald Marku prej kartonit të kuq që mori ndaj Tiranës, nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa.

VLLAZNIA 1

Nga ana tjetër, Esin Hakaj që mungoi ndaj bardhebluve, është rikthyer në stërvitje, por nuk është e sigurt nëse do ta nisë nga minuta e parë të shtunën.

Kjo mbetet që të shikohet deri në momentet e fundit, në një kohë që në krahun e majtë mund të luajë sërish Geralb Smajli, që bëri një paraqitje të mirë në kryeqytet.

Me Zogoviçin në portë, si dhe kapitenin Gurishta në krahun e djathtë të mbrojtjes, ky repart kompletohet me dyshen e qendrës Juriç-Bulatoviç. Hakaj ose Smajli do të jenë në krahun e majtë.

Mesfusha pritet të jetë me tre lojtarë, ku krahas Boshnjakut dhe Jonuzit, do të luajë Heriç, që ndaj Tiranës ishte më afër sulmit.

Në repartin ofensiv qendërsulmuesi brazilian Kaina, konfirmohet titullar, duke fituar kështu duelin me Ante Aralicën, i cili pavarësisht se e ka kaluar dëmtimin, ka qëndruar në stol.

Nga krahët e sulmit e sigurt është prania e Esat Malës, ndërsa për një vend luftojnë Hoxhaj dhe Çoba, me vlonjatin më të favorizuar.

vllaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"