Mungojnë Jashanica dhe Osmani, ja si ndryshon formacioni i Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 12:25

Mungojnë Jashanica dhe Osmani, ja si ndryshon formacioni i Skënderbeut

Dy mungesa do të ketë Skënderbeu sot. Bëhet fjalë për mungesat e sigurta të Jashanicës dhe Osmanit. Mbrojtësi kosovar ka pasur probleme fizike të pësuara gjatë ndeshjes me Flamurtarin.

osmani

Në anën tjetër, korçari po qëndron pranë vëllait pas atij incidenti të pësuar në ndeshjen kundër Flamurtarit. Priten vetëm tre risi te Skënderbeu, teksa tre emrat që do ta nisin nga starti takimin e pasdites së sotme vijnë në tre reparte të ndryshme.

jashanica pantazi

Në këtë mënyrë, kapiteni Orges Shehi më së fundi do të qëndrojë në stol në këtë përballje dhe vendin e tij do ta zërë Aldo Teqja. Qysh në momentin që ka ardhur te Skënderbeu, Teqja e ka pasur të vështirë të jetë në portë si titullar, ndërkohë që minutat në kampionat i ka me pikatore.

Haliti

Risia e dytë e ka emrin Fidan Aliti. Trajneri Ilir Daja, për shkak edhe të ngarkesës së lartë me minuta, ka vendosur që ta aktivizojë në vend të Jashanicës.

Ndryshimi i tretë do të jetë në mesin e fushës. Mungesa e Tefik Osmanit sot do të zëvendësohet me atë të Bruno Ditës. Përpara Teqjes, që do të jetë në portë, Vangjeli dhe Mici do të jenë krahët, ndërkohë që Radas sot do të ketë në krah Alitin.

gfj

Në mesfushë gjithçka do të nisë me Ditën dhe përpara tij do të shikojmë dyshen e zakonshme, Muzaka dhe Lilaj. Sulmi është thuajse i njëjti me Gavazaj dhe Xhejms nga krahët, ndërkohë që Ali Soue do të kërkojë sot që, pas dy muajsh “shterpësi” me gola, të rikthehet te goli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"