Mungoi në testet anti-doping, pezullohet kampioni i botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 11:58

Mungoi në testet anti-doping, pezullohet kampioni i botës

Kristian Koleman, aktualisht kampion bote në garën e 100 metrave është në telashe të mëdha. Amerikani rrezikon seriozisht që të skualifikohet për dy vite dhe të humbasë Lojërat Olimpike të Tokios, sepse nuk është paraqitur në tri teste antidoping në harkun kohor të 12 muajve, duke thyer kështu rregulloren.kristian-koleman

Vendimi i komunikuar nga federata e atletikës, ku njoftohet pezullimi ka shkaktuar shumë polemika, ndërsa vetë Koleman e ka quajtur një komplot të hapur që po bëhet ndaj tij. Atleti ka pasur edhe në të shkuarën probleme me kontrollet surprizë anti-doping, ku nuk është paraqitur tek inspektorët në datat: 1 prill 2018, 16 janar 2019 dhe 26 prill 2019, por amerikani ia kishte hedhur paq, sepse rasti i tij u arkivua, pasi këto tri kontrolle të humbura e kalonin periudhën e 365 ditëve që parashikonte rregullorja.

Koleman ka reaguar ndaj këtij pezullimi me anë të një komunikate të ashpër kundër “Athletics Integrity Unit”, kjo e fundit merret me testet dhe ndëshkimet anti-doping. “Askush të mos më flasë për ‘mungesë në kontrolle’. Më 9 dhjetor po bëja ‘shopping’ në një qendër tregtare 5 minuta larg shtëpisë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Por askush nuk më ka telefonuar që të kthehesha, ashtu siç e parashikon edhe rregullorja.koleman-60-metra

Nuk më kanë lënë asnjë njoftim në shtëpi. Në javët më pas, u jam nënshtruar të gjitha kontrolleve, të cilat kanë rezultuar të rregullta, ndërsa tani më komunikojnë pezullimin. Mbaj përgjegjësitë e mia për një prej kontrolleve të munguara në vitin 2019, por ky i muajit dhjetor ishte një komplot për të më skualifikuar”, deklaroi Koleman, i cili kohën më të mirë në 100 metra e ka 9.76.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"