Mungoi në finalen e Kupës, ja pse pronari i Çelsit u ndalua të ishte në stadium ndaj Mançesterit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 17:42

Mungoi në finalen e Kupës, ja pse pronari i Çelsit u ndalua të ishte në stadium ndaj Mançesterit

Roman Abramoviç nuk ishte i pranishëm në finalen e FA Cup të një dite më parë, ku Çelsi i tij fitoi 1-0 ndaj Mançester Junajtid. Në Britani, mediat raportojnë se autoritetet atje nuk i kanë lëshuar vizë të re pronarit rus të bluve të Londrës.

abramovic

Abramoviç, njeriu i 12 më i pasur në Britani me një pasuri prej 9,3 miliard dollarësh, kishte një vizë britanike biznesi që skadoi disa javë më parë. Ai kishte aplikuar për vizë të re, por ende nuk e ka marrë. Burime për mediat thonë se atij nuk i është mohuar viza, por procedura po zgjat shumë dhe askush nuk e shpjegon dot pse. Raportet e para për vonesën edhe nga agjencia ruse e lajmeve “Bell”, e cila thotë se avioni provat i Abramoviç udhëtoi për herë të fundit në Londër më 1 prill. Ndërsa arsye e vonesës së vizës janë ende të paqarta, mediat spekulojnë se përkeqësimi i raporteve mes Moskës dhe Londrës duket se ka ndikuar mjaft në këtë çështje.

Javë më parë, autoritetet britanike thanë se do të rishikojnë vizat që kanë dhënë më herët për pasanikët e huaj dhe do ët vendosin rast pas rasti nëse do ti rinovojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"