Mungoi me Kukësin, futbollisti i Vllaznisë ndien akoma dhimbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 9:23

Mungoi me Kukësin, futbollisti i Vllaznisë ndien akoma dhimbje

Vllaznia pësoi humbjen e parë për këtë sezon në ndeshjen e së dielës kundër Kukësit dhe kjo disfatë erdhi pikërisht atëherë kur skuadrës i munguan dy titullarë të padiskutueshëm në këtë fillim kampionati: mbrojtësi i majtë, Aleksandër Isaevski dhe fantazisti Viktor Da Silva. I pari ishte i pezulluar për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Teutës, ndërsa braziliani vuante një dëmtim në kavilje. Tashmë që ndeshja me Bylisin është në prag, trajneri Tomas Brdariç bën llogari vetëm me rikthimin e sigurt të Isaevskit, pasi Da Silva nuk është ende gati.
da silva vllaznia
Lojtari brazilian ka shqetësime në kaviljen e këmbës së djathtë dhe nuk është stërvitur me grupin në seancën e djeshme. Por, për të konfirmuar nëse Da Silva do të jetë i gatshëm apo do të mungojë sërish duhet pritur deri të premten, në një kohë që ndeshja me ballshiotët do të luhet sërish në stadiumin “Loro Boriçi”, pikërisht të shtunën në orën 13:45. Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, nuk ka asnjë problem për momentin dhe të gjitha janë në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"