Mungesë e rëndësishme te Teuta, mbrojtësi titullar humbet sfidën ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 21:37

Mungesë e rëndësishme te Teuta, mbrojtësi titullar humbet sfidën ndaj Partizanit

Teuta do të ketë një mungesë mjaft të rëndësishme në ndeshjen ndaj Partizanit, që do të luhet të mërkurën në stadiumin “Selman Stërmasi” për llogari të javës së 25-të.

kuro

Mbrojtësi i krahut të majtë, Aleksandër Kuro, ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Dje ai u ndëshkua nga gjyqtari Ziri pas një përplasjeje që pati me Ethemin. Kuro e kundërshtoi vendimin, duke ia argumentuar arbitrin se nuk ishte ai që kërkoi të konfliktohej me Ethemin, prandaj dhe s’duhej ndëshkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"