Mungesë e rëndësishme për Kombëtaren e basketbollit, ylli i skuadrës rezulton pozitiv me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 11:43

Mungesë e rëndësishme për Kombëtaren e basketbollit, ylli i skuadrës rezulton pozitiv me COVID-19

Mungesë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare të basketbollit, në prag të ndeshjeve të raundit të tretë paraeliminator të Botërorit 2023.

sHIMA

Ylli i kuqezinjve, Gerti Shima, ka rezultuar pozitiv me COVID dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme ndaj Qipros dhe atë të datës 20 shkurt ndaj Bjellorusisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë basketbollisti nëpërmjet një njoftimi në faqen e Facebook-ut.

NJOFTIMI I GERTI SHIMËS:

Ne ndeshjen e sotme, per raudin e trete te para eliminatoreve te boterorit 2023 , une nuk do mund te luaj kunder ekipit te Qipros, sikurse nuk do mund te luaj as kunder ekipit te Bjellorusise ne date 20 shkurt!

Nga testimet e perseritura per virusin Covid , vetem une nga i gjithe stafi i perfaqesues Shqiptare, kam rezultuar pozitiv!

Ne keto kushte, do te ndjek i karantinuar ekipin tone nga TV duke shpresuar dhe uruar se Shqiperia sot do te perserise te njejtin sukses kundrejt Qipros :

Fitore te njejte si ne ndeshjen e pare te zhvilluar ne Shqiperi!

Gerti Shima

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"