Mungesë e rëndësishme në mbrojtje, sulmuesi luan me 21-vjeçarët. Ja situata te Kukësi para Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 9:01

Mungesë e rëndësishme në mbrojtje, sulmuesi luan me 21-vjeçarët. Ja situata te Kukësi para Tiranës

Prej tri ditësh skuadra e Kukësit është duke vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes që do të ketë me Tiranën në “Elbasan Arena” të shtunën, një përballje që mund të rihapë shpresat e verilindorëve sa i përket pjesëmarrjes në Europë.

Kukesi

Për këtë sfidë, Josa do të ketë të gatshëm sulmuesin Godberg Kuper, i cili e ka lënë përfundimisht pas krahëve dëmtimin, pasi u aktivizua në ndeshjen e 21-vjeçarëve ndaj Shënkollit.

Edhe pse nuk ka pasur shumë hapësira në dispozicion, shihet si një alternativë e vlefshme për këtë sfidë. Nga ana tjetër, një mungesë e rëndësishme do të jetë ajo e qendërmbrojtësit boshnjak, Numan Kurdiç, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe Josa po i bën llogaritë pa të në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"