Mungesë alternativash, Alegri i beson skemës 3-4-1-2-shit dhe ish-it CR7

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 11:06

Mungesë alternativash, Alegri i beson skemës 3-4-1-2-shit dhe ish-it CR7

Pavarësisht barazimit me Xhenoan, Juventusi duket i qetë në kuadër të ndeshjes së sotme në “Old Trafford”. Qetësia nuk i përket Maks Alegrit dhe me të drejtë, pasi tekniku bardhezi duhet të zgjidhë disa probleme lidhur me lojtarët për shkak të problemeve me mesfushorët dhe sulmuesit që ka në dispozicion.

juventus

Teksa Emre Xhan përgatitet për operacionin në tiroide, edhe Khedira duket i padisponueshëm. I pamundur edhe Mario Manxukiç që në stërvitje ka pësuar një dëmtim në kavlije.

Juventus

Zgjidhja mund të jetë skema 3-4-1-2 e parë edhe ndaj Jang Bojsave, teksa në mbrojtje do të luajë Barxalji së bashku me Bonuçin dhe Kielinin. Kanselo e Aleks Sandro do të veprojnë në vijën e mesfushës ku në qendër i besohet Pjaniçit e Matuidit. Për Bernardeskin, një rol fantazisti pas shpinës së dyshes sulmuese Dibala-Ronaldo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"