Mungesat nuk mbarojnë te Tirana, ja si mund të rreshtohen bardheblutë ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 14:05

Mungesat nuk mbarojnë te Tirana, ja si mund të rreshtohen bardheblutë ndaj Vllaznisë

Pesë titullarë pritet të mos ketë Tirana në sfidën me Vllazninë. Me shumë mundësi e kanë humbur ndeshjen Çelhaka, Torasa, Toshevski, Hoxhallari dhe Kale.
Tirana festa
Të pestë lojtarët janë të dëmtuar dhe nuk luajnë me Vllazninë. Me shumë mundësi nuk do të jetë as Ilion Lika për arsye personale. Në këto kushte, lista e mungesave është goxha e gjatë. Torasa dje ka nisur vrapin, ashtu si edhe Toshevski e Hoxhallari që kanë probleme me shpinën.

FORMACIONI – Me një gjysmë ekipi titullarësh Dede e ka menduar tashmë skemën për Vllazninë. Në portë luan Bekaj, më pas Toli, Vangjeli, Najdovski e Ismajlgeci. Në mesfushë, Batha, Giamfi e Vrapi. Në sulm Danso nga e djathta në vend të Kobinës në qendër Muçi ose Sasraku, ndërsa majtas Halili ka një shans për të luajtur titullar. Gjithsesi, Dede mund të vendosë që të mbajë në fushë dy sulmues, Sasrakun e Muçin. Torasa e ka pothuajse të pamundur të luajë. Toshevski do një muaj të bëhet gati, Hoxhallari vazhdon vrapimet, ndërsa Çelhaka vazhdon punën në palestër. Larg skuadrës për shumë kohë do të qëndrojë edhe Kaleja që kthehet në mars, ndërsa Tirana ka humbur edhe Kobinën, i cili tani do të luajë në Egjipt. Qartësisht, Dede e nis në disavantazh, sepse nuk do të ketë gjysmën e skuadrës që ka luajtur në Europë, por ai nuk është nga ata që dorëzohet lehtë. Nuk e ka bërë në fushë e jo më ta bëjë si trajner…TIRANA

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"