Mungesat në prapavijë, Gatuzo i detyruar të “shpikë” një formacion të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 15:18

Mungesat në prapavijë, Gatuzo i detyruar të “shpikë” një formacion të ri

Vala e madhe e dëmtimeve që ka përfshirë Milanin detyron Xhenaro Gatuzon që të bëjë shpikjen e radhës. Edhe në miqësoren brenda grupit, trajneri ka përdorur skemën 3-5-2, duke provuar Montolivon si regjisor. Të larguarit nëpër kombëtare nuk e lejuan 40-vjeçarin të eksperimentojë së tepërmi, por duke parë dëmtimet e shumta, sidomos në prapavijë, Milani që duhet të luajë me Lacion të dielën e ardhshme do të ketë një treshe mbrojtësish të “sajuar” me Zapatën në qendër, teksa në krahët e tij do të luajnë Abate dhe Rodrigez, si më ekspertët e grupit.

mil

Një tjetër mundësi do të ishte ajo e Kesit në prapavijë, por vështirë se Milani mund të përballonte manovrën pa dinamizmin e afrikanit. Duke parë mbrojtjen, shpresat do të mbahen te sulmi, ku Kutrone do të ketë mbështetjen e Kastijehos, në mungesë të të skualifikuarit Higuain.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"