Mungesat e Shqipërisë, mediat spanjolle nuk e kanë idenë se çfarë ndodh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2017 | 16:38

Mungesat e Shqipërisë, mediat spanjolle nuk e kanë idenë se çfarë ndodh

Trajneri Kristian Panuçi është me dhimbje koke për shkak të mungesave të shumta në Kombëtare nga kartonët dhe nga dëmtimet, por për të përditshmen spanjolle “AS”, Shqipëria nuk ka të tilla probleme.

Shqiperia

Shihet qartazi që në raportimin e formacionit të Kombëtares shqiptare ka gabime të shumta, që nuk lidhen me pozicionimin e lojtarëve (Memushaj-Roshi dhe Lila të vendosur gabim), por me prezencën e tyre. Thomas Strakosha është larguar nga grumbullimi për shkak të dëmtimit, po ashtu si Cikalleshi.

AS formacioni

Ndërkohë Kukeli dhe Roshi do të mungojnë për shkak të kartonëve, por në Spanjë duket se nuk i kanë dhënë kaq shumë rëndësi këtij fakti dhe janë të zënë me… referendumin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"