Mungesa të shumta të lojtarëve dhe statistikat në favor të durrsakëve, Egnatia “luftë” ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2023 | 9:10

Mungesa të shumta të lojtarëve dhe statistikat në favor të durrsakëve, Egnatia “luftë” ndaj Teutës

Si të mos mjaftonin pezullimet e Zejnullahut, Sherrit dhe Mëllugjës për kartonë, si dhe problemet fizike të Agbekpornut, në sfidën e sotme përballë Teutës në 13:00, Egnatia do të ketë edhe historinë kundër.

332301342_217327124030277_1939193167276006474_n

Pas Tiranës, ndaj së cilës ende nuk kanë asnjë fitore, Egnatia edhe me Teutën i ka pasur shpesh punët “pisk”. Bilanci aktual në 10 ndeshjet e luajtura në elitë përballë Teutës tregon se Egnatia ka vetëm një fitore të regjistruar në vitin e shkuar në Elbasan dhe një barazim të marrë në Durrës në ndeshjen e janarit të këtij viti. Tetë përballjet e tjera mes këtyre dy ekipeve kanë përfunduar me triumfin e durrsakëve. Po kështu edhe golavarazhi është në favor të Teutës me 15 gola të shënuar, kundrejt 6 të rrogozhinasve.

Gjithçka mbetet në kuadrin e statistikave, por e shkuara ka treguar se në disa raste ndikon në këto përballje dhe historia nuk i favorizon aspak rrogozhinasit. Gjithsesi, këta të fundit vijnë pas një rezultati të madh ndaj Laçit në Kupë dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës, që i jep shumë motivim dhe reflekton një atmosferë të mirë në skuadër.

MV,M.,.V

F.EFICA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"