Mungesa të shumta, lojtarë me kartonë dhe pak alternativa. Ja si priten te rreshtohen Kukësi dhe Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 16:00

Mungesa të shumta, lojtarë me kartonë dhe pak alternativa. Ja si priten te rreshtohen Kukësi dhe Flamurtari

Kukësi do të presë sot në “Elbasan Arena” skuadrën e rënë nga kategoria, Flamurtarin. Në ndeshjen që starton në orën 17:00, Orges Shehi nuk do të ketë të gatshëm Besar Musollin dhe Obanor.kukesi flamurtari

Mesfushori ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të jetë i pezulluar, ndërsa qendërmbrojtësi ka pësuar dëmtim në gju gjatë ndeshjes së Kupës dhe pritet të mungojë disa javë.kuk

Dëmtime, lojtarë me kartonë dhe pak alternativa. Kjo është situata e Flamurtarit në prag të ndeshjes së sotme. Denis Pjeshka nuk do të jetë i gatshëm sepse ka plotësuar numrin e kartonëve. Mungesë e papritur është edhe Kreshnik Nebihu, i cili ishte projektuar titullar. Dy ditë më parë ai ka pasur shqetësime në muskulin e pulpës dhe kjo do të bëjë që sot të mos luajë.

flamur

Në pikëpyetje është edhe Xhavahir Sukaj. Sulmuesi ende nuk është rikuperuar, por mund të udhëtojë drejt Elbasanit dhe gjasat janë që mund të luajë disa minuta, por kjo mbetet për t’u parë. Udhëtimi drejt Elbasanit do të bëhet sot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"