Mungesa të rëndësishme përpara Partizanit, Daja “improvizon” me lëvizjet në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2018 | 11:40

Mungesa të rëndësishme përpara Partizanit, Daja “improvizon” me lëvizjet në formacion

Flamurtari vjen me mungesa në përballjen ndaj Partizanit. Nuk është vetëm Danilo Alvesh që prish planet e trajnerit Ilir Daja, por edhe mbrojtësi i djathtë, Goran Siljanovski.

siljanovski1

Ky i fundit mungon për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa zëvendësimi i tij do të bëhet me një mes Fjoralb Deliajt dhe Arbër Beqajt.

danilo alvesh

Pas marrjes së OK-it për aktivizimin e Elton Kalesë, tashmë konkurrenca rritet për lojtarët e krahut. Sipas të gjitha gjasave, në ndeshjen e nesërme një mes Mustës dhe Kotobellit do ta nisë nga stoli. Sot trajneri Daja do t’u japë dorën e fundit përgatitjeve në prag të sfidës me të kuqtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"