Mungesa të rëndësishme nga të dyja kampet, ja formacionet e mundshme në Skënderbeu-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 11:28

Mungesa të rëndësishme nga të dyja kampet, ja formacionet e mundshme në Skënderbeu-Teuta

Skënderbeu dhe Teuta do të sfidojnë njëra-tjetrën në sfidën e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

SKENDERBEU TEUTA

Në këtë takim të dyja skuadrat kanë mungesa të rëndësishme, por sigurisht situata në radhët e Skënderbeut duket më e rënduar.

Në radhët e korçarëve mungojnë Vitija, Vrapi, Randi dhe Moraesh.

Ndërkohë, për sa i përket Teutës, lojtari i vetëm që mungon në kampin bregdetar për çerekfinalen e vajtjes së Kupës është Xhekson, ndërsa lajmi pozitiv për trajnerin Arapi është rikthimi i qendërmbrojtësit Filip Ivanoviç, i cili ka hedhur pas krahëve dëmtimin.

SKE

TEU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"