Mungesa të rëndësishme ndaj Partizanit, Dovedan projekton ndryshime në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 18:30

Mungesa të rëndësishme ndaj Partizanit, Dovedan projekton ndryshime në formacion

Ballshiotët kanë katër rezultate pozitive radhazi dhe një ecuri e tillë nuk ka ndodhur kurrë këtë sezon, ndërsa synohet vazhdimësia. Trajneri Vejlko Dovedan dhe skuadra nisën përgatitjet dje, ndërsa ekipi mallakastriot ka qenë i ndare përgjysmë, sepse disa nga titullarët kanë luajtur ndaj Laçit në ndeshjen e U-21 në Kamzë.

Partizani-Bylis

Pa Ndrecën e Stojanoviç, mallakastriotët tashmë janë të përqendruar te transferta me të kuqtë, aty ku Bylisi synon sërish rezultat pozitiv. Marçelino Preka pritet që të zërë vendin e Stojanovic në mbrojtje për sfidën me të kuqtë por mund të luaj edhe Nebihu, që ka eksperiencë në një ndeshje kaq delikate.

Ndërsa Antoni pritet që të luajë në linjën e majtë në vend të Ndrecës ose mund të kalojë edhe Loran. Ballshiotët do të synojnë që në 30 pikë që janë në lojë, të konsolidojnë pozitat për vendin e tetë dhe pse jo, duke parë edhe rivalët, të synojnë edhe vendin e shtatë në renditje, pasi diferenca nuk është më shumë se katër pikë, ndërkohë që ka mbetur edhe një ndeshje nga faza e tretë dhe më pas luhen takimet e fazës së katërt.

cinari partizani bylis

Ashtu sikurse ballshiotët ndiejnë rrezikun sidomos nga Skënderbeu që ndodhet në vendin e nëntë dhe ka katër pikë më pak se Bylisi. Bylisi është nga skuadrat që ka më shumë lojtarë të huaj se çdo ekip tjetër në elitë. Madje, duke nisur që nga porta e në sulm, mund të krijosh një formacion me të huaj apo lojtarë jashtë Shqipërisë. Duke filluar që nga Pançevski, Ntepe, Stojanoviç, Loran, Desançic, Garsia, Morgon, Antoni, Kojiç, Harba apo dhe kosovari Nebihu.

E.SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"