Mungesa te Dinamo, tre lojtarë shqetësojnë trajnerin Kamarata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 23:23

Mungesa te Dinamo, tre lojtarë shqetësojnë trajnerin Kamarata

Dinamo po stërvitet rregullisht në Pezë-Helmës që prej së hënës. Grupit të drejtuar nga trajneri Fabricio Kamarata i mungojnë vetëm tre futbollistë, italianët Pontreli dhe Dovidio, si dhe sulmuesi Renato Spahiu, i cili u largua pas pezullimit të aktiviteteve për në Greqi, ku jeton familja e tij. Për të tre këta futbollistë është i vështirë rikthimi.
dinamoooo

Dy italianët pritet të kthehen në Tiranë javën e parë të qershorit, kur do të kenë nisur edhe fluturimet me Italinë, kurse për Spahiun do të shihet ditët në vazhdim si do të shkojë situata. Trajneri Kamarata, i cili ka qëndruar gjithë kohën në vendin tonë, nuk ka gjithashtu edhe bashkëkombësit e tij, ndihmëstrajnerin dhe drejtorin teknik Pasareli. Më tepër blutë i shqetëson mungesa e Damiano Pontrelit, i cili ka shënuar edhe shumicën e golave për blutë në këtë kampionat.

Pjesa e futbollistëve shqiptarë, por edhe të huajt Kamara, Salazar, Paterni dhe Ortolani, janë në dispozicion të trajnerit italian. Ndeshjen e parë blutë e kanë me Burrelin. Dinamos i duhen pikë mbijetese dhe të paktën në fushën e saj nuk mund të gabojë në asnjë ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"