Mungesa prej Kombëtareve, Mirel Josa teston rezervat e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 21:25

Mungesa prej Kombëtareve, Mirel Josa teston rezervat e Kukësit

Trajneri Mirel Josa pret kompletimin e grupit për të punuar me të gjithë futbollistët në prag të ndeshjes me Skënderbeun, që do të zhvillohet të dielën në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky takim vjen në një moment delikat për verilindorët, të cilët pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë kundër Teutës, më pas pësuan një humbje edhe në transfertën e Ballshit, të vlefshme për kampionatin.

kukesi]

Në javën e fundit Josa ka punuar me një grup të përgjysmuar, pasi lojtarë si kapiteni Agim Ibraimi dhe mbrojtësit Rolandas Baravikas janë grumbulluar me Maqedoninë e Veriut dhe Lituaninë. Gjithashtu, me Shqipërinë U-21 janë prej ditësh të grumbulluar portieri Angelos Tafa, si dhe mbrojtësit Altin Bytyçi dhe Redon Dragoshi. Dy të fundit luajtën të shtunën me fanellën kuqezi në miqësoren me Tiranën. Sipas të gjitha gjasave, Josa do të ketë grupin e plotë vetëm të enjten, duke pasur në dispozicion tri ditë kohë për të përgatitur takimin me Skënderbeun, ku do të kërkohet patjetër rikthimi te fitorja.

Ndërkohë, të shtunën klubi njoftoi se Kukësi ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj ekipit U21, që drejtohet nga Rrahman Hallaçi. Sipas faqes zyrtare të klubit në “Facebook”, skuadra e Josës ka fituar me rezultatin 6-2. Kjo ndeshje i ka shërbyer trajnerit për të mbajtur gjendjen e skuadrës nga pushimet për shkak të Kombëtares. Mirëpo, çuditërisht klubi ka hezituar të publikojë autorët e golave në takimin e luajtur në “Football Republic”, për të cilin mediat nuk ishin njoftuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"