Mungesa, por dhe rikthime te Tirana. Dy “senatorët” bardheblu gati për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 22:27

Mungesa, por dhe rikthime te Tirana. Dy “senatorët” bardheblu gati për Vllazninë

Agustin Torasa mund të jetë e reja në formacionin e Tiranën ndaj Vllaznisë. Argjentinasi që sapo ka kaluar një gjendje jo të mirë shëndetësore, mund të luajë nga minuta e parë në Shkodër, ndonëse nuk është në 100 për qind të tij. Lojtari së bashku me Vangjelin kanë kohë që nuk janë stërvitur me ekipin dhe mund të luajnë vetëm një pjesë loje. Gjithsesi, dyshja do të sakrifikojë për të qenë në fushë ndaj Vllaznisë. Nga ana tjetër, formacioni anti-Vllaznia mund të ketë ndryshime. Kështu, edhe Vangjeli do të jetë nga minuta e parë, por senatorët rrezikojnë shumë, pasi ende nuk janë gati për 90 minuta. Mbeten jashtë Najdovski dhe Hoxhallari. Njëri me COVID e tjetri me karton të kuq.
pjimage (1)
Vangjeli (m) dhe Torasa (d) 

Është kthyer Danso nga pezullimi, ndërsa të dëmtuar skuadra nuk ka asnjë. Problemi kryesor është fakti se cili do të luajë në vend të Ernest Muçit. Sulmuesi është mungesë e madhe. Nëse në fushë është Torasa, atëherë Seferi do të luajë titullar, ndërsa nga krahët Kale e Halili ose Danso. Në mesfushë me dy shkatërrues, Batha-Çelhaka. Rebusi mbetet mbrojtja e Tiranës. Toli me shumë mundësi rreshtohet djathtas. Toshevski dhe një prej dyshes Vangjeli-Behiratçe luan krah maqedonasit, ndërsa majtas i zakonshmi Ismajlgeci. Mbetet për t’u parë nëse Shehi do të vendosë për të pasur senatorët në fushë apo jo. Për Tiranën fitorja në Shkodër është shansi i fundit në Europë, në të kundërt ekipi nuk luan deri në fund të kampionatit për asgjë.

FORMACIONIII
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"