Mungesa e ujit në dhomat e zhveshjes, sfida Skënderbeu-Teuta rrezikohet të mos zhvillohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 13:27

Mungesa e ujit në dhomat e zhveshjes, sfida Skënderbeu-Teuta rrezikohet të mos zhvillohet

Skënderbeu dhe Teuta do të sfidohen sot në Korçë, për ndeshjen e vlefshme të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

bandicam 2022-01-27 13-21-16-057

Duke mos mjaftuar vetëm temperaturat e ulëta, terreni i mbuluar me dëborë tani më në stadiumin “Skënderbeu” mungon dhe uji në dushet e dhomave të zhveshjes.

“Panorama Sport” ka mësuar se nëse ky problem i ujit në dushet e dhomave të zhveshjes nuk rregullohet brenda orës zyrtare ku pritet të startojë sfida atëherë kjo ndeshje do të mund të shtyhet për një datë tjetër.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por mesa duket ky është një vendim që do të mund të merret në orën zyrtare të fillimit të takimit.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"