Konfuzioni me funksionimin e ekipeve kombëtare, FSHF mban linjën e njerëzve në “hije”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 15:37

Konfuzioni me funksionimin e ekipeve kombëtare, FSHF mban linjën e njerëzve në “hije”

Funksionimi i ekipeve kombëtare, si ekskluzivitet i FSHF-së, çalon shumë sa i përket marrëdhënies me publikun. Mungesa e transparencës, se çfarë ndodh me kombëtaret kuqezi, po kthehet në standard pune për federatën, e cila vetëm në ditët e fundit ka pasur tri çështje.

DUKAAA ME ITALIANIN

Së pari, u desh që të bëhej lajm në “Panorama Sport” që në federatë të kujtoheshin që trajneri i kombëtares U-21 e kishte nisur punën me ekipin për ndeshjet e radhës pa bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar. Direkt pas këtij shqetësimi, në federatë kujtohen dhe organizojnë një konferencë për mediat.

Së dyti, trajneri i kombëtares U-19, Nevil Dede, ka marrë drejtimin e Tiranës, por nga FSHF-ja nuk kemi asnjë komunikim për këtë lëvizje, akordin, apo çfarë do të ndodhë në vazhdimësi me stolin drejtues. Së treti, politika e njerëzve në “hije” po kthehet në rutinë te kuqezinjtë.

Në të shkuarën kishim Edi Rejan që në “Loro Boriçi” u shfaq si “hija” e trajnerit Kristian Panuçi. Ndaj Kazakistanit në tribunë ishte trajneri Xhankarlo Kamoleze, i cili nuk dihet nëse ishte si “hija” e trajnerit Reja apo e drejtorit Mustedanagiç. Kështu që shpresojmë që në vijim FSHF të kujtohet dhe të jap një sqarim për publikun në lidhje me dy pikëpyetjet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"