Mungesa e madhe, kryegolashënuesi Nuabueze alarmon Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 23:01

Mungesa e madhe, kryegolashënuesi Nuabueze alarmon Laçin

Laçi ka në skuadër kryegolashënuesin e Kategorisë Superiore. Kirian Nuabueze ka realizuar 17 gola dhe është në krye të kësaj liste, mirëpo dje nuk ishte në dispozicion të trajnerit Cungu.

FOTO: P.Pashollari

FOTO: P.Pashollari

Sulmuesi ka qenë i shënuar në protokoll, por dëmtimi në gju ka bërë që ai të mos jetë i gatshëm për minuta në përballjen e parë pas pushimit të gjatë prej pandemisë.

Në një ndeshje të rëndësishme në lidhje me Europën, duke qenë se përballë Laçi kishte rivalen direkte, Teutën, kurbinasit nuk kishin shërbimet e sulmuesit kryesor. Mirëpo, ai është në rrezik mungese edhe për ndeshjen ndaj Vllaznisë, e cila do të zhvillohet të dielën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"