Mungesa e lojtarëve, Dede ndryshon skemën që nxori Tiranën kampione. Shikoni rreshtimin e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 9:05

Mungesa e lojtarëve, Dede ndryshon skemën që nxori Tiranën kampione. Shikoni rreshtimin e bardhebluve

Harrojeni skemën 4-2-3-1 që nxori Tiranën kampione. Në mungesë të lojtarëve, Nevil Dede ka nisur eksperimentet me skemën e re 4-3-3. Sigurisht, ndonjë do të thotë se ndryshim nuk ka pothuajse fare. Një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Tirana ka humbur brenda një muaji dy krahët e parezistueshëm, Kobinën dhe Kalenë.NEVIL DEDE

Jo vetëm kaq, Torasa i dëmtuar dhe Ngoja nuk janë fare në ekip. Në këto kushte, katër- shja magjike e Tiranës në sezonin e shkuar nuk ekziston më. Duke parë që lojtarë për sulmin nuk ka, Dede është duke provuar një skemë tjetër. Modifikimi do të bëhet në mesfushë me Bathën që do të ketë dy ndihmës, Vrapin dhe Giamfin. Të tre do të jenë diga e skuadrës bardheblu.

Dede ka kërkuar nga lojtarët që të bllokojnë sulmet e kundërshtarëve. Edhe në sulm pritet të ketë ndryshime me treshen Sasraku në qendër, Danso në të djathtë e Muçin ose Halilin majtas. Katër lojtarët janë duke luajtur për tri fanella. Pra, Dede ka ndryshuar gjithë mënyrën e lojës, duke pasur parasysh se gjuri i Torasës është keq. Toshevski një muaj të bëhet gati, Hoxhallari filloi vetëm dje stërvitjen, ndërsa Çelhaka vazhdon punën në palestër.

564BD19F-0BA9-4188-ADFB-3F348F50DC72

Larg skuadrës për shumë kohë do të qëndrojë edhe Kaleja që kthehet në mars, ndërsa Tirana ka humbur edhe Kobinën, i cili tani do të luajë në Egjipt. Me shumë mundësi, vetëm sot skuadra do të ketë edhe lojtarët e kombëtares Ismajlgecin dhe Muçin, të cilët ende nuk janë njohur me trajnerin e ri të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"