Mungesa e Granit Xhakës kundër Spanjës, Taulanti: Është i tërbuar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2021 | 16:25

Mungesa e Granit Xhakës kundër Spanjës, Taulanti: Është i tërbuar!

Taulant Xhaka e njeh më mirë se kushdo Granitin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka folur për kualifikimin e Zvicrës, por mbi të gjitha për faktin që vëllai i tij nuk do të luajë dot në çerekfinalet e Europianit kundër Spanjës.

taulant granit

Në një prononcim për mediat zvicerane ai thotë se foli menjëherë pas duelit me Francën dhe Graniti ishte shumë i zhgënjyer. “Unë e pashë të lumtur dhe të gëzuar në fushën e lojës, ashtu siç e patë të gjithë ju. Në të vërtetë kur fola në telefon pas ndeshjes ishte edhe i zhgënjyer që nuk luan dot në çerekfinale. Është një mëkat i madh sepse e meritonte. Ndaj Francës bëri një ndeshje të shkëlqyer. Por, i tillë është futbolli. Më vjen shumë keq!”, ka thënë Taulanti.

Ai më tej foli edhe për performancën e ekipit dhe shanset kundër Spanjës. “Më pëlqyen të gjithë. Nuk u dorëzuan. Unë kam disa miq dhe thuajse i njoh të gjithë lojtarët e Zvicrës. Bënë mirë ndaj një ekipi të madh si Franca. Tani ndaj Spanjës duhet të lënë sërish zemrën në fushë në mënyrë që të shkojnë në gjysmëfinale. Nuk është e lehtë, por kjo është rruga e vetme”, shtoi mesfushori i kuqezinjve. Xhaka është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Bazelit pas një kohe të gjatë. Ai kreu një operacion në gju dhe ka nisur fazën përgatitore.

“Duhet pak kujdes tani, por ndihem mirë. Qëndrova jashtë fushës së lojës për një kohë të gjatë dhe tani kam dëshirë që të bëj gjithçka në fushën e lojës. Jam i karikuar dhe stërvitjet më kishin munguar shumë”, tha ai. Taulant Xhaka ka munguar në Kombëtaren shqiptare për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimeve, por edhe për faktin se Reja ka bërë shumë ndryshime në mesfushë dhe nuk e konsideron si titullar. Sigurisht që pas rikuperimit të plotë mund të jetë një alternativë e besueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"