“Mungesa e golit na ka penalizuar”, Birçe: Me Bylisin kemi përvojë të hidhur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 17:20

“Mungesa e golit na ka penalizuar”, Birçe: Me Bylisin kemi përvojë të hidhur…

Flamurtari do të luajë me Bylisin këtë fundjavë në shtëpi dhe do të kërkojë tre pikët e para për këtë sezon. Edhe pse do të ketë një mision të vështirë, në Vlorë besojnë te fitorja. Trajneri i  Flamurtarit Luan Birçe, në daljen e sotme për mediat ka folur për skuadrën dhe atë që do të kërkojë ekipi në sfidat e mbetura të këtij viti.

luan birce

“Çdo ndeshje është e vështirë. Në situatën tonë, çdo ndeshje merr vlerësimin maksimal nga ne, që të marrim pikët e plota. Në pozicionin që jemi na duhet fitorja. Në këto tre ndeshje, që do të zhvillohen brenda një jave, kemi si qëllim të marrim pesë pikë. Kjo do na japë mundësinë të për të shpresuar në qëndrimin tonë në Superiore”, shprehet Birçe.

Më tej ai shton: “Kundërshtari është i fortë, pasi synojnë vendet e para. Ata do vijnë të marrin tre pikët. Kanë treguar se mund të fitojnë dhe jashtë fushe. Kemi një përvojë të hidhur me ta, pasi u mundëm thellë. Kemi punuar te jemi të kujdesshëm dhe të të fitojmë”.

“Kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi pasur raste. Nuk kemi shënuar dhe kjo na ka penalizuar disi. Do kërkojmë të jemi të qetë para porte. Nëse do fitonim mbase rritej ana jonë psikologjike. Ribaj mungon për shkak kartonësh. Disa lojtarë janë larguar, kështu që do iu jepet mundësia lojtarëve të tjerë”, përfundon Birçe.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"