Mungesa e finalizimit “Thembra e Akilit”, shikoni sa minuta ka pa shënuar Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 19:03

Mungesa e finalizimit “Thembra e Akilit”, shikoni sa minuta ka pa shënuar Elbasani

Elbasani nuk e ka provuar ende shijen e golit. Edhe pse ka luajtur 270 minuta në kampionat dhe 90 minuta në Kupën e Shqipërisë, sulmi nuk po “shkrep”.

egnatia elbasani

“Thembra e Akilit” është pikërisht mungesa e finalizimit. Kjo u pa edhe kundër Lushnjës, kur verdheblutë prodhuan lojë dhe raste, por nuk arritën dot të shënonin. Gjithsesi, për momentin në ekip nuk ka shenja paniku. Ata tashmë janë mësuar me një start që lë për të dëshiruar në kampionat, ndaj po përpiqen ta kalojnë pa u futur në presion këtë gjendje. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të punohet me ofensivën.

Shkëlqim Lleshanku do të ndalet gjerë e gjatë te faza ofensive. Ai do t’i nënshtrohet një terapie speciale me sulmuesit, me shpresën që të vijë zhbllokimi dhe pika e parë këtë kampionat. Ndeshja e radhës shihet e rëndësishme, sepse përballë do të kenë Pogradecin, që ndodhet në të njëjtat kushte si elbasanasit.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"