Mungesa e “Fair Play”-t? Albion Markun: Nuk e pashë futbollistin e Vllaznisë në tokë, ja si na motivoi trajneri Duro në pushim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 20:34

Mungesa e “Fair Play”-t? Albion Markun: Nuk e pashë futbollistin e Vllaznisë në tokë, ja si na motivoi trajneri Duro në pushim

Albion Marku ishte një nga futbollistët më të spikatur në fushë, në triumfin 1-2 që Laçi arriti në transfertë ndaj Vllaznisë. 20-vjeçari nga Rrësheni foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas Goli”, duke u shprehur:

albion

“Në pushimin e pjesëve, trajneri Duro na motivoi që të vazhdonim me atë rritëm dhe të luanim sa më fortë. E dinim që ekipi kundërshtar nuk është në lartësinë fizike me ne dhe menduam ta kapnim në pjesën e tytë. Ndihem shumë mirë, të gjithë më afrojnë, djemtë janë shumë të mirë, stafi është shumë i mirë. Me skemën 3-5-2 ndihëm shumë mirë, luaj në të dyja fazat. Jam përshtatur mirë në këtë pozicion.

Mungesa e “Fair Play”-t – Me thënë të drejtën Isaevski po vraponte drejt topit, nuk e pashë Markun që ishte në tokë, kur e ktheva kokën mbrapa kur mbaroi aksionin e vura re”, u shpreh Marku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"