Mungesa e çuditshme në shortin e Kupës, drejtori i Laçit shpjegon arsyen: Asnjë preferencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2022 | 10:03

Mungesa e çuditshme në shortin e Kupës, drejtori i Laçit shpjegon arsyen: Asnjë preferencë

Te Laçi nuk e kishin parë të arsyeshme të merrnin pjesë në shortin e djeshëm të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Edhe kur u mësua emri i kundërshtarit, në klubin kurbinas e kishin të mbledhur mendjen, pasi të paktën nisur nga ajo që thotë vetë drejtori Naim Halili, s’kishte asnjë preferencë.

naim halili

“Të jem i sinqertë, të tria ekipet që mund të na binin si kundërshtarë në gjysmëfinale janë të forta. Në këto kushte, nuk kishim asnjë preferencë. Pastaj, dihet që ndeshjet e Kupës kanë specifikë tjetër dhe situata të ndryshme nga kampionati. Të gjitha ekipet kanë motivim më të madh, sepse rruga nga Kupa për në Europë është më e shkurtër.

Megjithatë, për ne Kupa ka kohë, pasi aktualisht jemi të fokusuar te ndeshjet e kampionatit. Këto tri javë nuk kemi bërë mirë në kampionat. Presim reagimin e shpejtë të skuadrës në ndeshjen ndaj Skënderbeut”, ka thënë dje Halili për “Panorama Sport”.

Kujtojmë që Laçi ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë, pikërisht në vitet 2013 dhe 2015, duke u futur në librin e artë të këtij kompeticioni, i cili është i dyti më i rëndësishëm në vend. Historia është shkruar me trajnerët Stavri Nica dhe Armando Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"