Mungesa e Brojës me kombëtaren, precedenti i rrezikshëm vjen nga…Grezda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 22:06

Mungesa e Brojës me kombëtaren, precedenti i rrezikshëm vjen nga…Grezda

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me Armando Brojën, por sulmuesi i ri duhet të bëjë kujdes sepse në të shkuarën ka pasur një precedent të rrezikshëm.
grezda
Bëhet fjalë për Eros Grezdën, i cili u largua sepse nuk preferohej nga trajneri Reja dhe nga ajo ditë nuk e ka marrë kurrë ftesë nga trajneri italian. Sigurisht që si për Kombëtaren dhe për Brojën do të ishte mirë që të mos shkojnë kurrë deri në vendimmarrje të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"