Postuar: Prill 20, 2018 | 22:57
Mungesa e besueshmërisë tek Superiorja, formula e garës bën tifozët të braktisin stadiumet
Jo vetëm formula dhe dështimi në shumë aspekte, por prej disa sezonesh, Superiorja po përballet edhe më një problem të rëndësishëm. Mungesa e tifozëve në stadiumet shqiptare është kthyer në një fenomen shqetësues. Javë pas jave shihen më pak tifozë në shkallët e stadiumeve.
Mungesa e besueshmërisë është një prej faktorëve kryesorë, që ka sjellë boshatisjen e shkallëve. Kujtojmë që tifozët e Partizanit, Tiranës apo Vllaznisë mbushnin në një numër të konsiderueshëm stadiumet disa vite më parë, ndërsa tashmë sheh vetëm rreth 1000 tifozë mesatarisht në mbështetje të këtyre ekipeve. Duhet shumë punë, që tifozët të fitojnë sërish besimin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"