Mungesa e Aleksit, Luftëtari sfidon Partizanin me “eksperimente” në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 12:58

Mungesa e Aleksit, Luftëtari sfidon Partizanin me “eksperimente” në mesfushë

Luftëtari vijoi përgatitjet paraditen e djeshme në “Fushën e Vjetër”, në prag të takimit të së dielës, atë me Partizanin. Klubi i Luftëtarit, me prononcimin e zëdhënësit të shtypit Rigels Malile, bëri të ditur opinionin dhe vlerësimin për ndeshjen me Bylisin dhe atë me Partizanin.

Luftetari

“Ekipi i Luftëtarit u paraqit me formacionin e tij më të mirë për të zhvilluar normalisht ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Kupës. Stadiumi priste nga të pranishmit zhvillimin e takimit. Policia, gjithashtu ambulanca ishin prezente, ashtu si dhe zjarrfikësja. Gjyqtari Olsi Sokoli, në bazë të rregullores, ka pritur 45 minuta ekipin mik.

Më pas ka sinjalizuar fillimin e ndeshjes, njëkohësisht dhe përfundimin e saj. Tashmë do të jenë të tjera organe, ato që do të vendosin se çfarë do të ndodhë në vijim. Ndeshja me Bylisin kishte marrë vlerësimin maksimal nga ana jonë, pasi në këtë fillimsezoni kalimi i ndeshjeve të Kupës është një mision, që kërkon rezultat pozitiv ndeshje pas ndeshje. Që nga ky moment, ne mbetemi të fokusuar për të përgatitur ndeshjen e radhës me Partizanin” përfundoi Malile.

Rigels Malile

PËRGATITJET – Luftëtari nuk ka humbur kohë dhe dje ka zbritur në fushën stërvitore me kontingjent të plotë, ndërkohë që ka zhvilluar edhe një seancë në palestër. I vetmi shqetësim për trajnerin Lika, është skualifikimi i mesfushorit Albano Aleksi.

albano aleksi

Për trajnerin janë të gatshëm futbollistët Rrapo e Brahimaj, ndaj pritet se cili do të caktohet si zëvendësuesi ideal i Aleksit. Skuadra që mundi Kamzën pritet që të zbresë sërish në fushë për të përballuar me sukses të kuqtë e Partizanit.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"