Mungesa dhe rikthime, ja formacioni i mundshëm i Teutës ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 10:31

Mungesa dhe rikthime, ja formacioni i mundshëm i Teutës ndaj Kastriotit

Renato Arapi do të jetë mungesa e vetme për trajnerin Edi Martini në ndeshjen e sotme. Kapiteni nuk është ende 100 % pas dëmtimit që pësoi në Shkodër.

Kastrioti-Teuta

Trajnerit i rikthehen në dispozicion dy mbrojtësit e krahëve, Xhekson dhe Beqja, të cilët munguan kundër Bylsit.

Sa i përket formacionit, Martini është i dyzuar për rolin e Aleksit, ta përdorë sërish në mbrojtje apo të vendosë aty shkodranin Pjeshka. Gjithashtu, në balotazh për një vend në të majtë janë Xhekson dhe Kuro.

KA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"