Mungesa dhe konfirmime, ja formacionet e mundshme në Kukësi-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 10:47

Mungesa dhe konfirmime, ja formacionet e mundshme në Kukësi-Tirana

Kukësi në ndeshjen ndaj Tiranës vjen me dy mungesa kryesore, me Kurdiç dhe Tsintsadzes.

tirana kukesi

Ndërsa titullarët e mundshëm me shumë mundësi do të jenë të njëjtët.

Tirana është stërvitur dje për sfidën me verilindorët. Trajneri Orges Shehi për momentin nuk ka vendosur për formacionin anti-Kukësi dhe ka dyshime për 11-shen. Në lojë për dy vende janë tre lojtarë. Bëhet fjalë për Halilin, Vangjelin dhe Kalenë. Nuk dihet me saktësi se cili prej lojtarëve do të luajë.

I sigurt është fakti që mbrojtja do të kthehet me katër. Në fushë, Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari. Në krahun e djathtë, Halili ose Kale, të cilët janë në balotazh për një vend, ndërsa në qendër Batha e Çelhaka, në krahun e majtë Ismajlgeci. Në sulm dyshja Seferi-Torasa. Gjithsesi, mund të ndodhë që Shehi të lërë në stol Vangjelin apo Halilin. Bardheblutë duhet të fitojnë medoemos që të mos humbasin të paktën trenin Europë, edhe pse te Tirana mendojnë për gjëra më të mëdha.

KUK

TI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"