Mungesa dhe dyshime, zv. trajneri i Lushnjes: Do ta mundim Elbasanin, ekipi ka qenë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2021 | 11:00

Mungesa dhe dyshime, zv. trajneri i Lushnjes: Do ta mundim Elbasanin, ekipi ka qenë…

Lushnja e pret me mungesa dhe dyshime Elbasanin. Të dëmtuar vazhdojnë Musaku, Basha e Alushi, ndërsa pezull mbetet Boni Valeri dhe Qoshku. Gjithsesi, synimi nuk do të ndryshojë. Ata do të zbresin në fushë për pikët dhe këtë e konfirmon vetë zv.trajneri Dritan Çuko për “Panorama Sport”:

EGNATIA LUSHNJA

“Ekipi ka qenë i përqendruar gjatë javës përgatitore. Në çdo seancë të kësaj jave çunat kanë qenë të vëmendshëm. Ajo që dua të theksoj është se impenjimi ka qenë i lartë. Kemi disa mungesa dhe disa lojtarë në dyshim, por nuk do të na pengojnë aspak që ekipi nesër (sot) të zbresë në fushë për të fituar takimin.

Luajmë në fushën tonë dhe i kemi të gjitha mundësitë që të marrim tri pikë”, u shpreh Çuko, i cili po drejton ekipin në mungesë të Gjylës (që është i sëmurë). Lushnja rikthehet të luajë në “Roza Haxhiu” pas 42 ditësh.

Kjo mungesë prej 6 javësh është si pasojë e një kalendari të çuditshëm, ku skuadra verdhejeshile ka qenë 3 javë pushim dhe ka luajtur 3 transferta radhazi.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"