Mundje/ Kualifikueset e Olimpiadës, një fitore dhe një humbje për Paris Karepin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 18:00

Mundje/ Kualifikueset e Olimpiadës, një fitore dhe një humbje për Paris Karepin (VIDEO)

 Kombëtarja Shqiptare e mundjes ka përfunduar konkurrimin në garat botërore kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që po zhvillohen ë Bullgari. Kuqezinjtë përfaqësoheshin në këtë aktivitet nga sportistët Vilson Ndregjoni dhe Paris Karepi, të drjtuar nga trajneri Leonard Çakmashi.

Shqiptari

I pari garoi Ndregjoni, i cili konkurroi në kategorinë e peshave 65 kg. Ai eliminua që në takimin e parë, duke u mposhtur nga venezuelani Kuero Munjoz me rezultatin 7-1. Më pas ishte radha për Karepin, i cili konkurroi në kategorinë e peshave 125 kg. Karepi fitoi ndeshjen e parë ndaj austriakut Ludesher me rezultatin 4-1, ndërsa u mund në sfidën e dytë nga venezuelani Diaz Robert me rezultatin 3-0.

Gjithsesi mbetet një paraqitje e mirë nga Karepi, por jo aq sa për të siguruar kualifikimin për në olimpiadë. Megjithatë duke parë moshën e re dhe talentin e mundësit kuqezi, ai është një sportist shumë premtues për të ardhmen, por që sigurisht ka nevojë për mbështetjen e institucioneve shtetërore. Aktualisht Karepi përfiton nga KOKSH bursën e talenteve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"