Mundi malazezët me 30 pikë diferencë, Tirana avancon në “play-off” në Ligën Ballkanike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 21:43

Mundi malazezët me 30 pikë diferencë, Tirana avancon në “play-off” në Ligën Ballkanike

Tirana në basketboll për meshkuj është rikthyer te fitorja në Ligën Ballkanike pas 7 humbjesh radhazi, duke mundur sot në mbrëmje 95-65 ekipin malazez të Ibar Rozaje, në sfidën e raundit të 14-të dhe të fundit të sezonit të rregullt të këtij turneu. Ndeshja e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet u dominua nga basketbollistët bardheblu, që korrën suskesin e tretë në këtë turne (kanë edhe 9 humbje), sukses që i çon në fazën e play off-it.

tirana basket

Tiranës i duhej me çdo kusht fitorja për të avancuar më tej dhe bardheblutë nuk zhgënjyen në këtë sfidë, duke luajtur mjaft mirë ndaj një rivali që për asnjë moment nuk ishte në gjendje të rivalizojë, ndaj suksesi i basketbollistëve të trajnerit Doukas ishte i merituar. Falë këtij suksesi, Tirana mban vendin e gjashtë në Ligën Ballkanike dhe avancon në fazën e play off-it. Hysenagolli me 26 pikë e 16 rebaund ishte lojtari më i mire në fushë për Tiranën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"