Mundi kampionët në miqësore, italiani Kolela: Jam i lumtur, ju tregoj objektivat e Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 18:55

Mundi kampionët në miqësore, italiani Kolela: Jam i lumtur, ju tregoj objektivat e Apolonisë

Trajneri italian i Apolonisë, Kolela, foli shkurtimisht pas triumfit në miqësore ndaj kampionëve të Tiranës. Në prononcimin për “RTSH Sport”, tekniku u shpreh i lumtur për këtë performancë të skuadrës së tij, duke deklaruar:

kOLELA

“Një ndeshje e rëndësishme, sepse luanim kundër kampionëve. Jam i lumtur për ndeshjen e futbollistëve. Ishte testi i parë dhe ia dolëm me sukses.

Objektivi jonë është të qëndrojmë në Kategorinë Superiore. Kemi një grup me lojtarë të rinj, shpresojmë të bëjmë mirë. Do të punojmë mirë me të rinjtë, për të afruar në ekipin e parë lojtarë cilësorë dhe me të ardhme”, u shpreh Kolela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"