Mundi Elbasanin, mesfushori i Turbinës: Ia dalim dhe me Lushnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2020 | 14:33

Mundi Elbasanin, mesfushori i Turbinës: Ia dalim dhe me Lushnjën

Turbina ka pasur mungesa dje në stërvitje. Seanca e së martës u zhvillua pa Marcelo Troisin pasi ky i fundit kishte një problem familjar, megjithatë ishte krahu i tij i djathtë, Alfred Allmani, që drejtoi ekipin. Cërrikasit ishin më të karikuar se kurrë dhe po i bëjnë llogaritë për vazhdimësi. Nuk kanë në plan që të largohen pa pikë nga “Roza Haxhiu”. Këtë e thotë edhe Mikel Brahilika, një nga pikat më të forta të ekipit. Për gazetën “Panorama Sport”, mesfushori i qendrës është shprehur: “Kemi mundur Elbasanin në derbi, duke treguar se ishim superiorë në të gjitha drejtimet. Kjo ishte fitorja e parë dhe na ka gëzuar shumë, pasi e prisnim këtë triumf.
download
Tashmë po mendojmë seriozisht për sfidën e radhës, që do të jetë shumë e fortë. Luajmë në fundjavë me Lushnjën dhe do të kërkojmë pa dyshim një rezultat pozitiv. Jemi në formë perfekte, ndaj besoj te vazhdimësia. Tri pikët na bëjnë shumë punë dhe na largojnë nga vendet e fundit në renditje. Ne nuk do të ndalemi më, pasi dhe sulmi më në fund është zhbllokuar. Kështu që, do ta mbyllim me 12 pikë këtë fazë të parë”.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"