Mundi dy superfuqi në Botëror, rinovohet kontrata e trajnerit të një prej surprizave të këndshme në Katar 2022

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2022 | 19:58

Mundi dy superfuqi në Botëror, rinovohet kontrata e trajnerit të një prej surprizave të këndshme në Katar 2022

Katar 2022 kishte shumë ekipe që dhuruan paraqitje surprizë, duke kaluar pritshmëritë me rezultate dhe lojë. Një prej tyre ishte edhe Japonia, ndonëse nuk ia doli të shkonte më shumë se në fazën 1/16 të turneut.

dddddddd

Ekipi aziatik mposhti në fazën në grupe si Gjermaninë, ashtu edhe Spanjën, duke triumfuar me përmbysje më shifrat 2-1 dhe duke kaluar në vendin e parë, teksa u eliminua më pas nga Kroacia vetëm falë penalltive. Por të gjithë dukeshin shumë të lumtur me paraqitjen e kësaj skuadre dhe ata u pritën si heronj kur u kthyen në Tokio.

Tifozët kërkuan në kor menjëherë rinovimin e trajnerit Haxhime Morijasu dhe Federata Japoneze nuk k vonuar që t’i vendosë atij përpara një kontratë të re, për të ndërtuar një skuadër e cila pas katër vitesh të shkëlqejë përsëri në Kupën e Botës. Sot është bërë e ditur se Morijasu kishte firmosur këtë akord, duke u konfirmuar kështu në detyrë deri në vitin 2026 në stolin e kësaj përfaqësueseje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"