Mundi Dinamon dy ditë pasi u emërua, Dalipi: Falenderoj Bubeqin, ja çfarë mendoj për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 22:58

Mundi Dinamon dy ditë pasi u emërua, Dalipi: Falenderoj Bubeqin, ja çfarë mendoj për Superioren

Klevis Dalipi debutoi me fitore te Korabi. Vetëm dy stërvitje dhe skuadra e tij mundi Dinamon. E megjithatë, trajneri i emëruar rishtas te dibranët nuk i merr që të gjitha meritat për vete. Ai falënderon Dorian Bubeqin për punën e bërë, të cilin si për ironi të fatit do ta ketë kundërshtar që këtë javë. Kavajasi është emëruar në krye të stolit të Erzenit, ndaj kjo përballje do të jetë tejet interesante.

dALIPI

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” zbulon shkaqet që e sollën në Peshkopi, si edhe objektivat. E nisët mbarë aventurën me Korabin.

A e kishit parashikuar fitoren ndaj Dinamos?

dinamoooo

E mora Korabin vetëm dy ditë para Dinamos dhe skuadra vinte pas një humbjeje në fushën e vet. Duhej patjetër kthesa dhe ia arritëm falë përvojës dhe lojës së mirë që bënë lojtarët. Me atë trepikësh, kthyem ekipin ne normalitet.

Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në mbyllje të fazës së dytë, beson Dalipi te “blindimi” i katërshes e parë?

Besoj se skuadra do ta arrijë objektivin, pasi ka lojtarë tejet cilësorë dhe mbi të gjitha kemi në favor faktorin fushë. Ky fakt nuk duhet të na rehatojë, ndonëse dy nga tri ndeshje i luajmë në shtëpi. Në këtë fazë të kampionatit, duhet vlerësuar maksimalisht çdo kundërshtar, duke filluar që nga Erzeni.

Sa ju penalizon fakti që Dorian Bubeqi do të jetë në krye të Erzenit, në një kohë që i njeh dobësitë e Korabit?

Bubeqi

Si në çdo javë, edhe përballja me Erzenin ka vështirësitë e veta. Dua të them që Bubeqi për dy vjet te Korabi ka bërë një punë të shkëlqyer. Por ne trajnerët këtë profesion kemi, ndaj kudo që shkojmë duhet të punojmë fort për të marrë rezultate. Prandaj edhe Bubeqi si debutues do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv.

Keni deklaruar që erdhët te Korabi me një projekt afatgjatë, por a jeni i kënaqur me kontingjentin dhe me financat?

korabi

Falë përkushtimit të kryetarit të bashkisë Dionis Imeraj dhe presidentit Fehmi Mziu, mund të them “po”. Që të gjithë në klub synojnë që sezonin e ardhshëm Korabi të jetë një ndër nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Superiore. Por le të mbyllim fillimisht me sukses këtë kampionat dhe më pas do mendojmë për të ardhmen.

FATMIR ZHUZHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"